Të fundit

Rrahmani titullar në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Napoli-Fiorentina është gjysmëfinalja e parë në Superkupën e Italisë, sfidë e cila luhet në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Trajneri i të kaltërve, Walter Mazzarri e nis ndeshjen me një risi teksa ndryshon modulin duke propozuar një skemë me tre në mbrojtje, ku titullar si gjithnjë është Rrahmani.

Si pasojë e këtij ndryshimi taktik është penalizuar fantazisti Piotr Zielinski, që do ta nisë ndeshjen nga stoli. Ndërkohë, në sulm aktivizohet nga minuta e parë Simeone që do të ketë edhe mbështetjen e Kvaratskhelia dhe Politanos.

Sa i takon kampit vjollcë, trajneri i Fiorentinës, Italiano e rreshton skuadrën me skemën 4-2-3-1, teksa Ikone, Bonaventura dhe Brekalo do të jenë në mbështetje të sulmuesit Beltran.

Formacionet zyrtare, Napoli-Fiorentina: 

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci