Të fundit

​Arrestohet shqiptari për mashtrim me kriptovaluta në vlerë 1.3 milion euro në Gjermani

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milion euro nga autoritetet gjermane, raportojnë mediat italiane.

26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello, pasi në vendlindje kishte punuar në një kompani e cila mashtronte shtetas gjermanë. Në Itali, i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë, si dhe kishte gjetur edhe punë.

Ai mësohet se aktualisht ndodhet i mbyllur në burgun Santa Bona, në pritje të ekstradimit, ndërsa thuhet se dënimi i tij në Gjermani mund t’i kushtojë 26-vjeçarit deri në 15 vjet burg.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci