Gjatë ditës së sotme, një ngjarje ka ndodhur në Prishtinë, ku si pasojë e erërave është shembur kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës, dhe si parojë është lënduar një vajzë e cila është duke u trajtuar në QKUK.
Vajza e cila ka pësuar lëndime është Elza Ujkani, 23 vjeçare, e cila është motra e deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.
Doktoresha e cila është marrë me rastin e Elzës, ka deklaruar se gjendja e saj është stabile, ndërsa ka pësuar lëndime në kokë, qafë dhe unazat tarakale.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.