Të fundit

Vajza që lëndua nga rënia e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës, po i nënshtrohet një operacioni

Sot ka rënë kulmi i objektit të komunës së Prishtinës që ndodhet në lagjen “Arbëria”, ku lëndime ka pësuar një vajzë, e cila tashmë është duke iu nënshtruar një operacioni.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi për media në ShSKUK, Shpend Fazliu.

Ai tha se pas operacionit e reja do të transferohet në Mjekin Intensiv për trajtim të mëtutjeshëm.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë”, tha Fazliu.

Tashmë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nuk do të punohet në objektin e komunës që gjendet në lagjen “Arbëria”. Në njoftim thuhet se vendimi është marrë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe sanimit të kulmit të objektit.

“Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se nesër nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”. Ky vendim është marr për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari Përparim Rama përmes një postimi në Facebook, i cili ka kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë këtë rast.

”Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor”.

“Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë. Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Rama të enjten.

Ndëkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’. Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci