Të fundit

Bastisen pronat e dy personave në veri, dyshohen për planifikim sulmi kundër rendit kushtetues

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin në Banjskë dhe Luzhistë, ku janë bastisur shtëpitë e dy personave.

Sipas raportit të policisë, atyre gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës.

Bastisja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe ndërlidhet me një rast të dhjetorit të vitit 2022.

“Mitrovice Veri – 10-29.12.2022. Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës. Njesitet relevante jane duke u marrur me rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci