Juliana Nura, e cila ka qenë njëra nga konkurentet e ecidionit të parë të Big Brother Vip Kosova, ka publikuar një fotografi kur ishte dërguar në spital gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë.
Nura ishte dërguar me urgjencë nga shtëpia e BBVK në urgjencën e QKUK-së, për trajtim pas një helmimi.
“Kjo ishte një vit më parë pas një problemi me stomakun që pata brenda spektaklit Big Brother VIP Kosova. Ku ka shkuar koha? Judjemi keni jetuar me mua për katër muaj”, shkroi Nura në Instagram.
Së fundmi, Juliana ka marrë pjesë në edicionin e Dancing With The Stars Albania, si dhe po vazhdon të jetë aktive në media, duke u komentuar akoma për të bëmat e saj brenda shtëpisë së BBVK.