Të fundit

Caktohet stadiumi i finales së Botërorit 2026

Finalja e Kupës së Botës në vitin 2026 është vendosur të zhvillohet në “AT&T Stadium” të Teksasit.

Kjo është shtëpia e skuadrës së futbollit amerikan, Dallas Cowboys. Ky stadium e fitoi konkurrencën me stadiumin “MetLife” të New Jerseyt, ka shkruar “Daily Mail”.

Kupa e Botës 2026 do të jetë turne me format të ri, ku do të zhvillohen 104 ndeshje për 39 ditë, në tri shtete të ndryshme.

Ky stadium është në gjendje që t’i akomodojë 100 mijë persona. Rekordin për më së shumti shikues në një ndeshje sportive e mban ballafaqimi i “All-Starit” të ligës NBA.

Më 2 shkurt të vitit 2010, 108,713 tifozë ishin të pranishëm. Kupa e Botës 2026 do të organizohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci