Të fundit

​Zelensky bisedë telefonike me Ramën: E falënderova për mbështetjen e Shqipërisë

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës dhe për mbështetjen ndaj vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe për përkrahjen dhe mbështetjen politike nga ana e Shqipërisë, shkroi në platformën X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

‘’Përfaqësuesja shqiptare mori pjesë në takimin e katërt të ‘’Formulës së Paqes’’ në Davos. Detyra jonë aktuale është përgatitja e ’Samitit Global të Paqes’’ dhe mbështetja tek partnerët tanë, përfshirë Shqipërinë’’, shkroi ai.

‘’Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan, si dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Gjithashtu nënvizova rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë’’, përfundoi mesazhi i presidentit Zelensky. /ATSH/

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci