Të fundit

​Incidenti në kompaninë e kontrollin e fluturimeve në Maqedoni, të dyshuarit në arrest shtëpie

Prokuroria Publike në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se janë siguruar të gjithë 8 personat e dyshuar për incidentin e 4 janarit në kompaninë për kontrollin e fluturimeve M-NAV. Organi i akuzës ka shpjeguar se për tre personat e kapur ditë me për është kërkuar masa e paraburgimit, por gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Edhe 5 personat e tjerë të dyshuar për “Cenim të komunikacionit ajror” përfshi edhe kreun e degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri mbeten në arrest shtëpie.

Ndaj neglizhencës së Prokurorisë dhe gjykatës mbi këtë rast, sot ka reaguar VMRO-DPMNE-ja nga ku kanë theksuar se dy javë pas incidentit akoma nuk është zbardhur rasti dhe se më këtë qasje organet ligj zbatuese po tentojnë siç thonë ata “t’i shpëtojnë bandidët e BDI-së”. /Alsat.mk

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci