Të fundit

BE-ja varg kritikash për Qeverinë e Kosovës

Varg kritikash ka renditur Bashkimi Evropian ndaj Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve qeveritarë, në një kundërpërgjigje për ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla në një intervistë për televizionin publik së fundmi ka kritikuar ndërmjetësit e dialogut se kanë dështuar në këtë proces. S’është hera e parë që zyrtarë të Kosovës kanë kritikuar ndërmjetësit Miroslav Lajçak e Josep Borrell.

E në një përgjigje duke kundërshtuar deklaratat e Gërvallës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se “nëse Kosova e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian dhe dëshiron të vazhdojë në këtë rrugë, deklaratat e përhershme kritike të paargumentuara kundër BE-së dhe përfaqësuesve të saj, thjesht nuk janë të pranueshme”.

Në një përgjigje për KOHËN, Stano ka thënë se zakonisht nuk i komentojnë deklaratat, por në këtë rast “duhet të kundërshtohen pretendimet e pasakta”.

Ai e ka quajtur “absurde” që të flitet për mungesë të vizionit, strategjisë e rezultateve në dialogun Kosovë-Serbi nga ndërmjetësit. Sipas tij, ndërmjetësit e BE-së dhe të përkrahur nga vendet tjera, kanë propozuar Marrëveshjen në Rrugën drejt Normalizimit “për të cilën të dy, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq u pajtuan dhe që ofron platformë të qartë për rrugën përpara drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Stano ka deklaruar se falë ndërmjetësve në periudhën 2019-2024 janë arritur marrëveshjet për udhërrëfyesin e energjisë, njohjen e letërnjoftimeve e të arritura të tjera.

“Të gjitha këto, shtuar përpjekjeve të vazhdueshme për t’i zbutur krizat e shkaktuara nga vendime a veprime të njëanshme e pakoordinuara”, ka thënë tutje ai.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Stano ka përsëritur se ky është zotim i kahershëm i Kosovës. “Statuti është draftuar nga BE-ja pas dështimit të Kosovës për ta përmbushur obligimin për ta paraqitur një draft nga ana e tyre, pavarësisht thirrjeve të shumta nga BE-ja dhe shtetet anëtare”, ka shtuar Stano.

Sipas zëdhënësit të BE-së, drafti nga BE-ja është përgatitur duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës. Ai ka kujtuar se kryeministri Kurti ka qenë i gatshëm edhe ta nënshkruajë e zbatojë.

Për masat e BE-së ndaj Kosovës, Stano ka vlerësuar se Kosova nuk i ka përmbushur kërkesat e BE-së për depërshkallëzim të situatës dhe ato mbesin në fuqi.

Stano ka thënë se sulmi i Banjskës nuk ka të bëjë me dialogun dhe se është e rreme deklarata se “EULEX-i i ka të gjitha faktet”. Ai ka thënë se BE-ja po pret finalizimin e hetimeve nga autoritetet e Kosovës.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci