Të fundit

​Kamberi: Diskriminimi serb vazhdon në Preshevë, institucionet heshtin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar Beogradin zyrtar për vazhdimin e diskriminimit ndaj Luginës së Preshevës.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se mjekët dhe personeli shëndetësor e teknik që ishin të angazhuar në punë gjatë kohës së pandemisë Covid-19 në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, janë lënë në mëshirë të fatit.

“Shtëpia e shëndetit në Preshevë po vazhdon të mbetet e vetmja, e cila nuk po e realizon Konkluzionin e Qeverisë, i cili urdhëron që të gjithë personat e angazhuar në kohë të pandemisë të fitojnë vend të përhershëm të punës në institucionet shëndetësore ku kanë punuar”, ka shkruar Kamberi.

Kamberi thotë se para dy muajve ka njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje dhe se më 27 nëntor 2023 i ka dërguar letër kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq, me kërkesën që konkluzioni i qeverisë të respektohet edhe në Preshevë.

“As dy muaj më vonë nuk kam marr përgjigje. Nisur nga kjo, të martën, më 16 janar, iu jam drejtuar presidentit të shtetit duke i kërkuar që të shfrytëzojë kompetencat dhe autoritetin e tij dhe të parandalojë këtë diskriminim të paprecendent ndaj të rinjve shqiptarë në komunën e Preshevës. Vazhdimi i heshtjes eventuale nënkupton bashkëpjesëmarrje në këtë diskriminim”, ka shkruar Kamberi.

Ai thotë se brenda një kohe të shkurtër janë ballafaquar me dy raste konkrete të diskriminimit të skajshëm, ku Shtëpia e shëndetit dhe Stacioni policor në Preshevë po shndërrohen në institucione të mbyllura për shqiptarët e Preshevës.

“Në shkresën dërguar, presidentin e shtetit e kam njoftuar edhe për rastin e studentit të diplomuar të akademisë policore Ahmet Beqiri, e për të cilin, edhe pse me shkollim të lartë, nuk ka vend pune në stacionin policor në Preshevë. Është koha që të parandalohet ky trajtim i pabarabartë që po u bëhet shqiptarëve të Luginës. Heshtja e institucioneve nënkupton bashkëpjesëmarrje. E kur heshtin krerët e shtetit, nënkuptohet që ata vetë janë edhe ideatorët e këtij plani”, përfundon deputeti Kamberi.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci