Të fundit

Një 40 vjeçar po kërcënon me vetëvrasje, policia jep detaje çfarë po ndodh në Gjilan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast që është duke ndodhur të premten mbrëma në Liqenin e Livoqit.

Një person po qëndron në pendën e këtij liqeni duke kërcënuar me vetëvrasje, ndërsa policia është duke tentuar së bashku me psikologun që ta qetësojnë.

Njësitet relevante të policisë, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, prokurori e psikologu janë në vendngjarje.

“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës.”, thonë nga policia e Gjilanit për Paparaci.com.

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci