Ivan Perisiq ka pranuar të rikthehet te klubi i tij i fëmijërisë, Hajduk Split, edhe për një kontratë me pagë 1 euro në muaj.
Perisiq është huazuar fillimisht nga Tottenham Hotspur deri në fund të sezonit.
Pas skadimit të kësaj marrëveshjeje, 34-vjeçari është pajtuar që të nënshkruajë pastaj si lojtar i lirë.
Kontrata e tij me Tottenhamin skadon në verë, kur pastaj ai mund të finalizojë kalimin e tij si i lirë te klubi kroat.
Sipas marrëveshjes aktuale, Perisiq ka pranuar të marrë një pagë simbolike te Hajduku – prej vetëm 1 euro në muaj.
Gjithashtu, ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me Hajdukun për dy afatet e ardhshme kalimtare, me kusht që klubi që e kërkon të paguajë çmimin e caktuar – që ende nuk u zbulua.
Reprezentuesi i Kroacisë tashmë ka edhe një marrëveshje verbale për bonuset që do të fitojë te Hajduku, në rast të kualifikimit në fazën e grupeve në garat evropiane sezonin tjetër.