Të fundit

Prishtina fiton Superkupën e Kosovës, mposht Ballkanin në finale

Skuadra e Prishtinës ka arritur ta fitojë trofeun e Superkupës së Kosovës, pasi mposhti në finale kampionin aktual të Kosovës, Ballkanin.

Bardh e kaltrit triumfuan në finale me rezultat 2:1. Për Prishtinën ky është trofeu i 11-të i Superkupës së Kosovës.

Prishtina arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e nëntë të takimit me golin e Egzon Sinanit, teksa arriti ta ruante rezultatin deri në përfundim të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Prishtina dyfishoi epërsinë. Golin e dytë për ekipin më të trofeshëm në Kosovë e shënoi Leotrim Kyreziu. Ai realizoi pas harkimit të Kreshnik Ukës.

Pas pesë zëvendësimeve nga trajneri Ilir Daja, Ballkani gjeti golin e parë në ndeshje, por ishte shumë vonë për një rikthim të mundshëm.

Golaj shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje për Ballkanin duke realizuar në minutën e 78-të të takimit. Ndërsa, ishin të pafat për të arritur edhe golin e barazimit.

Ky është trofeu i parë për Prishtinën në vitin 2024 dhe trofeu i parë nën drejtimin e trajneri Emmanuel Egbo.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci