Të fundit

​Reshjet e borës, Fushë-Arrëz shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Kryetari i Bashkisë, Hil Curri ka njoftuar se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

Ai tha se Bashkia Fushë-Arrëz do të bëjë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë banorëve në të gjitha njësitë administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali.

“Po koordinojmë punën me Emergjencat Civile Kombëtare për të përballuar situatën,” tha ai.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci