Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka apeluar te të gjithë konsumatorët që të kenë kujdes dhe të mirëmbajnë ujëmatësit tani që kanë rënë temperaturat.
Nëpërmjet një njoftimi, “Hidrodrini” ka publikuar udhëzimet se si duhet vepruar që të mos ngrihen ujëmatësit, sidomos ata që janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve atmosferike.
“Tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve të motit”, thuhet në njoftim.