Të fundit

Vdekja e 18-vjeçarit, prokuroria jep detaje nga rasti: U rrah nga dy të mitur

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 18 vjeçarit, i cili ka vdekur pari godit me veturë dhe u rrah me shkopinj me datë 15 janar të këtij viti.

Në komunikatë thuhet se pas një përleshje fizike dy të dyshuar të cilët janë të mitur, kanë goditur me shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima 18 vjeçar, si pasojë e lëndimeve është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, kurse në po të njejtën ditë, dy të dyshuarit të mitur janë ndaluar nga policia.

“Pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.

Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci