Të fundit

Krasniqi: Vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka kujtuar dhe nderuar figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit të Kosovës.

“Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë. Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi”, shkroi ai.

 

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci