Të fundit

Lajçak: Është koha për fokus në hapat e ardhshëm të dialogut

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që ka zhvilluar në Daovos ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror, ka thënë se tani është koha për ripërqendrim në hapat e ardhshëm të dialogut.

Lajçak ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropianë dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha zgjerimi i BE-së shihet me skepticizëm në Ballkanin Perëndimor.

“Duke shërbyer si bashkë-moderator, ndava vëzhgimin tim se megjithëse ka një entuziazëm të dukshëm nga partnerët lindorë, ai përballet me skepticizëm nga Ballkani Perëndimor.

Momenti aktual për zgjerim është real, por siç e dimë mirë, në politikë, një momentum nuk zgjat kurrë përgjithmonë. Prandaj, pyetja kryesore tani është nëse do të jemi në gjendje ta transformojmë këtë momentum në një cilësi të re të zgjerimit apo nëse do të humbasë fare”, ka shkruar Lajçak.

Gjatë qëndrimit në Davos, Lajçak ka zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, por jo edhe me kryeministrin Kurti,ndërsa para filmit të samitit ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci