Të fundit

U përjashtua nga Big Brother, Duro akuzon një banore dhe ka një mesazh për ish-bashkëshorten

Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare, Klodian Duro ka folur sërish për ironinë, siç e quan ai, të bërë pas spektaklit në darkën me banorë e tjerë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Duro fajësoi Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje.

“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”, tha ai në një intervistë për Top Channel të hënën.

Nga studiot e televizionit Top Channel, Duro iu drejtua ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij.

“Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”, tha ai.

Ish-futbollisti i Kombëtares hodhi poshtë dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas.

“Gjithçka është e pavërtetë”, u shpreh ai. “Kjo ishte dhe një nga motivet e hyrjes sime, hyra që të gjithë të shikonin se kush është Klodi në të vërtetë. Të gjithë të më njihnin dhe vajza ime të ishte krenare për mua”.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci