Të fundit

Kurti ia thotë në sy Vuçiqit: “Kërcënimet ndaj Kosovës duhet të ndalen”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që rajoni të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe se duhet të ndalen kërcënimet mes fqinjëve për çështjen e sigurisë.

Në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe ShBA-së në Shkup, Kurti tha se nuk mund të ketë integrim dhe shkëmbim mallrash nëse liria e mallrave shfrytëzohet për të transportim të armatimit e municionit apo për të financuar sulme terroriste, duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Kurti shtoi mes të tjerash se Kosova e ka gati agjendën e reformave, e cila do t’i dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur institucioneve të BE-së.

“Duhet të jemi konstruktivë në angazhimin tonë dhe në fuqinë transformuese që kemi. Kosova është e gatshme për reforma. Që rajoni të integrohet duhet që kërcënimet e sigurisë të ndërpriten. Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të mbarten municione. Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit. Në demokraci liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës”, tha Kurti.

Në tryezën e diskutimit, bashkë me Kurtin ishin të ulur edhe liderët e rajonit, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci