Të fundit

Politikani serb: Duhet të përgatitemi për sulm ndaj Kosovës, kemi ushtri

Mjeku kontrovers serb dhe bartësi i listës “MI-GLas iz naroda”, Branimir Nestoroviq tha së fundmi se Serbia duhet të përgatitet për sulm ndaj Kosovës dhe për luftë.

Së fundmi, Nestoroviq ka theksuar se Serbia ka fuqi për ta pushtuar Kosovën, në një paraqitje si mysafir në kanalin Balkan Info, i cili u transmetua më 20 janar, shkruan portali serb Nova.

“Askush i gjallë nuk e di se sa prej tyre janë larguar në këto 15 ditë. 83.000 veta nga Kosova u larguan me avion, dje pata pacientë nga Graçaniça, thonë radha në kufi ishte nga Podujeva në Merdare. Sipas ministrit ata kanë shkuar me pushime dimërore dhe ekskursione”, tha ai.  

“Ne aktualisht nuk kemi fuqi ta pushtojmë tani dhe ata me disa mijëra ushtarë mund të na e bëjnë të pamundur”, tha Nestoroviq.

Përveç kësaj, ai tha se do të ishte e kotë të sulmohej Kosova, por se duhet të përgatitemi për këtë.

“Ne kemi një ushtri, mbi 100 mijë ushtarë kanë shërbyer atje, të cilët janë të përgatitur për të luftuar, të cilët me kënaqësi do të merrnin pjesë në ‘çlirimin’ e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Nestoroviq.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci