Të fundit

​Strategjia për kulturë, Rama: Prishtina duhet të njihet botërisht si kryeqytet i artit

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot një tryezë në lidhje me përpilimin e Strategjisë së Artit dhe Kulturës për kryeqytetin.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Përparim Rama, tha se kjo strategji është përfshin vitet 2025-2030, teksa tha se e njejtë vie në kohën e duhur për shkak se synohet që kryeqyteti duhet të shndërrohet në qendër të artit e të kulturës.

“Së bashku po fillojmë për të krijuar këtë konceptin pra për udhërrëfimin e ri, për kulturën në Prishtinë. Një strategji e cila mendohet të shtrihet prej vitit 2025 deri në vitin 2030, pra një strategji 5-vjecare. Kjo strategji vie në kohën e duhur për kryeqytetin, për transformimin e kryeqytetit në një qendër të artit, në një qendër të kulturës, në një qendër e cila ka shpirt unik e që është prej kudo tjetër, jo vetëm në rajon por kurdo tjetër në botë”, tha Rama.

Duke vlerësuar rolin e kulturës, Rama tha se ajo është zemra e shoqërisë e cila na lidhë me të kaluarën dhe se Prishtina duhet të njihet në botë si kryeqytet i artit dhe kulturës.

Ai vlerësoi edhe rolin e Maniftestës për të cilën tha se ka ndihmuar që komuniteti i kryeqytetit të njihet në nivel botëror.

“Nëpërmjet platformës që ka krijuar Manifesta i ka mundësuar komunitetit tonë që të katapultohet në nivelin botëror të artit dhe të kulturës dhe pikërisht kjo na ta treguar që fokusi ynë si kryeqytet është arti, është kultura. Kryeqyteti Prishtina duhet të jetë dhe duhet të njihet botërisht si kryeqytet i artit dhe kulturës. Të kujtojmë se kultura është zemra e një shoqërie edhe ajo na lidhë po ashtu me të kaluarën, na orienton në të tashmën, na ndriqon në rrugën për të cilën e kemi drejt të ardhmës dhe me këtë strategji synojmë ta bëjmë të rrahë më fortë se kurrë më parë”, tha Rama.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci