Të fundit

Rashiq u kërkon serbëve të mos frikësohen për dinarin, kjo është zgjidhja që mund të bëhet sipas tij

Nenad Rashiq, ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti ka porositur serbët e Kosovës që të mos frikësohen për ‘ndalesën’ e dinarit pasi, sipas tij, do të gjendet një zgjidhje.

“Sa për qytetarët, që të mos kenë frikë, jam i sigurt se do të gjejmë një mënyrë, ndoshta duke i bërë pagesat përmes Bankës Qendrore të Kosovës, të cilat automatikisht do të konvertohen( në euro), në momentin që kryhen pagesat dhe me këtë ndoshta thjesht do të kursejnë me provizionet në këmbimore”, shtoi Rashiq në një intervistë për RTK në gjuhën serbe.

Ministri Rashiq ka thënë se ka qenë në dijeni qysh para një viti se kjo situatë do të ndodhë.

“Ekziston një propozim tjetër dhe ai është licencimi i një kompanie tjetër që mund të punojë aktualisht me dinarë. Atëherë edhe kjo mund të jetë zgjidhje, por për momentin në fakt nuk është e mundur sepse nuk ka kompani të licencuar që të punojë me dinarë”.

Ai ka thënë se asnjë bankë nuk ka aplikuar që ta bëjë këtë.

Duke folur për mbylljen e Bankës Komerciale, për të cilën janë ankuar serbët lokalë, Rashiq ka thënë se njoftimi për mbylljen e saj ka ardhur nga Serbia e jo nga institucionet e Kosovës.

“Nuk është lajm që Banka Komerciale do të mbyllet, njoftimi nuk ka ardhur nga institucionet e Kosovës, por nga degët e tjera (të Bankës Komerciale) në Serbi.

“E dija një vit më parë se do të ndodhë kjo dhe pse askush nuk ndërmori asnjë veprim ndërkohë. NLB (Banka) ka marrë një vendim afarist që të mos punojnë me dinarë” ka thënë Rashiq.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci