Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën, është shoqëruar në stacionin policor një person, pasi në pikën kufitare në Han të Elezit, i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor.
I dyshuari i ka ofruar policit 50 euro, që të kalojë kufirin me dokumente jo valide.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.