Të fundit

De Bruyne është në shitje! Ja sa shumë kërkon Manchester City për gjeniun e tyre

Kevin De Bruyne së fundmi u rikthye në fushë pas një ndërprerjeje disamujore të lëndimit dhe menjëherë shkëlqeu në fitoren 3:2 kundër Newcastle.

De Bruyne hyri në lojë në minutën e 69-të me Newcastlen në epërsi 2:1, dhe vetëm pesë minuta më vonë shënoi për 2:2 dhe më pas në minutat e fundit të lojës ishte asistent për fitoren 3:2.

Pep Guardiola tha pas ndeshjes se do të dëshironte që 32-vjeçari De Bruyne të qëndronte sa më gjatë në Etihad, por gjithashtu se gjithçka është në dorë të futbollistit belg, të cilit kontrata i skadon për 18 muaj.

Nëse De Bruyne nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij, City do të duhet ta shesë atë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe qytetarët tashmë e kanë përpunuar çmimin për të.

Klubet saudite Al-Nassr dhe Al-Hilal kanë shfaqur tashmë dëshirën për të blerë De Bruyne dhe nëse e duan, në adresën e Cityt duhet të mbërrijë shuma prej 100 milionë funte ose 117 milionë euro.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci