Të fundit

Dëshmitari i 41-të vazhdon dëshminë në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Dëshmitari i mbrojtur “04489” i 41-ti me radhë e ka vazhduar dëshminë në rastin ku ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqit, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes – akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Seanca është e mbyllur, ashtu si në seancat e tjera ku ka dëshmuar ky dëshmitar.

Në përmbledhjen që e ka dhënë më 17 janar prokurori Matthew Halling, ai ka thënë se dëshmia e 04489 ka të bëjë me krime lufte në Drenoc.

“Dëshmitari 04489 është i afërm i një viktime që pretendohet se është vrarë dhe është zhdukur nga Drenoci. Dëshmitari do të përshkruajë veprimtaritë e viktimës së pretenduar përpara se të zhdukej në Drenoc, herën e fundit që dëshmitari e ka parë dhe përpjekjet e pafundme që ka bërë familja për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur këtij personi”, ka thënë Halling në përmbledhjen për këtë dëshmitar.

Pas përmbylljes së dëshmisë së këtij dëshmitari parashihet rifillimi i dëshmisë së dëshmitarit Dejan Jeftiq, i cili ka deklaruar para gjykatës se ishte ndaluar në rajonin e Suharekës në korrik 1998.

“Nga fshati Muhlan i Suharekës, së bashku me dy të afërm të tij afër (nuk kuptohet) nga dy shqiptarë të armatosur, me uniforma të zeza. Serbët janë dërguar në një shtëpi në Budakovë ku i janë lidhur sytë dhe duart…Më pas ata janë rrahur me pushkë dhe me zinxhirë dhe janë hedhur në një bunker pas një shtëpie ku janë marrë në pyetje”, ka thënë në përmbledhjen lidhur me këtë dëshmitar Cezary Michalczuk më 11 dhjetor 2023.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci