Të fundit

Asambleja Parlamentare e KE: Zgjedhjet në Serbi të manipuluara, përgjegjësit të sanksionohen

Deputeti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) Stefan Schennach ka prezantuar në seancën e rregullt dimërore të APKE, raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë nga zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, duke theksuar se ato teknikisht ishin zhvilluar mirë, por politikisht jo sepse janë regjistruar parregullsi të shumta.

Në seancën e djeshme, Schennach ka thënë se zgjedhjet kanë shënuar kushte të padrejta për të gjithë pjesëmarrësit, roli i fuqishëm i presidentit serb në fushatë, votimi në grup dhe akuzat për organizimin dhe transportimin e votuesve për të mbështetur partinë në pushtet në Serbi në zgjedhjet lokale, transmeton Paparaci.

Deputeti socialist në APKE Josip Juratoviq ka cituar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq të dhënë para 12 vjetëve i cili kishte thënë se “kur një votë nuk numërohet siç duhet, zgjedhjet menjëherë duhet të përsëriten”.

Ka rregulla të lojës në zgjedhje, paraqiten argumentet, qytetarët votojnë, por në Serbi këto rregulla janë shkelur. Kjo nuk është çështje e së ardhmes së demokracisë në Serbi, por e besueshmërisë së demokracisë në Evropë, ka thënë Juratoviq dhe ka shtuar se nuk guxojmë ta kthejmë kokën në anën tjetër.

“Në Serbi janë konstatuar mangësi serioze dhe është koha të themi se këtë nuk e pranojmë më”, ka thënë Juratoviq dhe ka kërkuar që parregullsitë të korrigjohen dhe zgjedhjet të përsëriten sa më parë.

Derisa të përsëriten zgjedhjet, ka shtuar ai, personat përgjegjës për parregullsitë duhet të sanksionohen./Paparaci.com

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci