Të fundit

Polici shkel me veturë këmbësoren, IPK e arreston dhe e suspendon nga puna

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor si dhe është suspenduar nga puna, i cili të hënën gjatë kohës që nuk ishte në orar të punës, me veturë private ka goditur një këmbësore.

Në komunikatë thuhet se IPK ka pranuar informatat të hënën në orët e mbrëmjës lidhur me një aksident trafiku me lëndime trupore mes një automjeti dhe një këmbësori.

Sipas hetimeve, IPK ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:00 në Obiliq dhe dyshohet se polici i cili ishte drejtuesi i automjetit, ka goditur këmbësoren që në ato momente ishte duke e kaluar rrugën.

“Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të
lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi
mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

IPK ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë, si dhe është suspenduar nga puna.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci