Të fundit

Gashi për Kurtin: Këtij edhe 80% me ia dhanë, ky nuk di me ndryshu gjendjen

Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar mbrëmë në Pressing të T7, se kryeministri Albin Kurti nuk di ta ndryshojë gjendjen në vend edhe nëse i merr 80 përqind të votave. Sipas Gashit, Kurti nuk ka as program e as njerëz.

Gashi, i cili një kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit, tha se njolla e Kurtit do të mbetet shkatërrimi i kryeqytetit. Ai tha se Kurti po e qeverisë Kosovën, me njerëz që e kanë shkatërruar Prishtinën.

“Këtij edhe 80 me ia dhanë, ky nuk din me ndryshu gjendjen. Ta garantoj. Këtij ia kemi dhanë na pushtetin në tri komuna para se me ardh në nivel qendror, ky e ka pas në Prishtinë, Mitrovicë dhe e ka pas në Prizren. Të tri komunat të shkatërrume prej PDK’së dhe LDK’së, ky i ka shkatërru edhe ma fort. Këtij ka me iu ba një biografi politike kur ta kryen karrierën dhe kur t’i bahet ajo biografi, një prej njollave të tij ka me qenë shkatërrimi i kryeqytetit të Kosovëës. Ky me qata njerëz që e ka shkatërru Prishtinën, po do me qeverisë Kosovën sot”, ka deklaruar Gashi.

Sipas Gashit, gjendja në vend nuk ka ndryshuar as me Qeverinë Kurti., përveç se “u ndal hajnia”.

“Ky normal që del edhe thotë kom qeverisë mirë për tri vjet, por sytë janë për me pa. Nuk ka ndryshime në vend. Po u ndal hajnia, po me u ndal hajnia nuk është punë. Është e vërtetë, kryeministri nuk po vjedh. Është e vërtetë shumica e ministrave të tij nuk janë të përfshirë në afera korruptive, por kjo sështë punë.”, tha Gashi.

Gashi gjithashtu shtoi se e ka ditur që Kurti s’do të mund të ndryshonte asgjë edhe para se të vinte në pushtet, por se vota e tij ka qenë vetëm për rrotacion të qeverisë.

“Unë e kom ditë që as s’ka njerëz e as nuk di me ndreq atë situatë. Unë nuk ndihna i mashtrum këtu. Unë e kom votu për me i rrëzu ata, për rrotacion. E kom ditë që s’dijnë, se as nuk kanë njerëz as s’kanë program”, ka shtuar ai.

 

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci