Rike Roçi është banorja e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.
Së fundmi ajo ka treguar historinë e saj të dashurisë me një djalë, i cili e ka tradhtuar.
Banorja e Big Brother ia vë fajin vetes pasi shprehet se ka qenë shumë e angazhuar dhe nuk e kishte vëmendjen tek ai për shkak të punës.
“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte më asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, tregoi Rikja.