Të fundit

Vidhen gypa e dëmtohen makineri në vlerë mbi 24 mijë euro në Fushë Kosovë

Vjedhje e rëndë është kryer në rrugën “7 shtatori” në Fushë Kosovë mëngjesin e së martës.

Ankuesi ka raportuar se në firmën e tij, persona të panjohur kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 € dhe si pasojë janë dëmtuar makineri në vlerë rreth 24,000 €.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, raporton Paparaci.

“Rr. 7-Shtatori, Fushë Kosovë 23.01.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në firmën e tij, persona të panjohur kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 € dhe si pasojë janë dëmtuar makineri në vlerë rreth 24,000 € (njëzetekatërmijë €). Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, njofton PK.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci