Herët në mëngjes sot, një zjarr i madh ka përfshirë një qendër tregtare kineze në Beograd.
Zjarri jo vetëm që nuk është shuar ende, por ai po përhapet dhe janë dëgjuar edhe disa shpërthime, shkruan portali serb Blic.
Një numër i madh i zjarrfikësve, rreth 62 prej tyre, po përpiqen të shuajnë zjarrin.
Sipas pamjeve të fundit nga terreni, zjarri po përhapet edhe në objekte të tjera, ndërsa zjarri tani është duke u shuar nga ajri, pra duke përdorur tre helikopterë.
Ponovo gori tržni centar u Jurija Gagarina. #Beograd #Srbija #caosvima pic.twitter.com/CEByyakrvi
— Irregular Srb (@IrregularSrb) January 24, 2024
Qeveria serbe ka marrë njoftim për zjarrin në orën 06:57. Fillimisht në terren janë nisur 46 zjarrfikës me 13 automjete, e më pas kanë mbërritur edhe përforcimet.
“Shpresoj që të mos ketë viktima njerëzore, dëgjohen shpërthime, po përpiqemi t’i bindim njerëzit të mos hyjnë për të shpëtuar pronat e tyre, situata është e rrezikshme”, tha shefi i sektorit për situata emergjente, Luka Çaushiq.