Të fundit

Dikur ndodhej nën vëzhgimin e top klubeve, sot Arbër Zeneli afër rikthimit në Suedi

Arbër Zeneli momentalisht është pa skuadër, pas largimit nga Adana Demirspor.

Futbollisti i Kosovës i dha fund aventurës në Turqi edhe pse kishte kontratë edhe për dy vite me klubin e Demirspor.

Siç raporton mediumi suedez “Sportbladet”, 28-vjeçari është afër marrëveshjes me ish-klubin e tij të dikurshëm nga Suedia, IF Elfsborg.

Te ekipi suedez, Zeneli u rrit si futbollist. Ai ishte larguar nga kjo skuadër në vitin 2016, duke u transferuar në Heerenveen të Holandës për 1 milion euro.

Kujtojmë që gjatë vitit 2019, Arbër Zeneli kishte arritur kulmin e karrierës kur luante me ekipin Reims në Francë dhe ndodhej nën vëzhgim nga top klube në Evropë.

Megjithatë, një lëndim i rëndë në gju ndikoi në karrierën e sulmuesit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci