Të fundit

Ish-diplomati i Millosheviqit: Kurti nuk është veç një djalë i lazdruar por instrument i Perëndimit

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar gjatë Samitit në Shkup që procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE të ndahet plotësisht nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ish-diplomati serb dhe shërbëtori më besnik i kriminelit Sllobodan Millosheviq, Vladisllav Jovanoviq ka pretenduar se ky është edhe një truk i Kurtit për të mos përmbushur asnjë nga marrëveshjet e deritanishme me Serbinë.

Ai ka deklaruar për gazetën serbe, “Veçernje Novosti” se “kjo deklaratë, si dhe veprime të shumta të ngjashme të Kurtit, tregojnë se ai nuk është thjesht një djalë i lazdruar në Ballkan, por se është instrument i politikës së Perëndimit ndaj Serbisë”, transmeton Paparaci.

“Gjithçka që ai bën është me një lloj miratimi të heshtur. Ai është këtu për të provokuar Serbinë, për ta detyruar atë të dalë nga qendra e saj parimore e gravitetit në zonën e ekzagjerimit taktik. Nën këtë fshihet qëllimi që Perëndimi dëshiron ta ‘kapë’ Serbinë në këtë zonë ku mund të bëjë ndonjë gabim. Është e qartë se gjithçka që Kurti bën apo thotë do të shikohet nëpërmes gishtave”, ka pretenduar Jovanoviq.

Fillimisht, procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE-në i janë ofruar Beogradit si dy binarë të ndara.

“Por ka kohë që ka ardhur në pikën që Perëndimi i ka kryqëzuar këto dy rrugë. Zyrtarët evropianë tani ia kanë dorëzuar Serbisë kërkesat për anëtarësim – normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, gjegjësisht zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që në pjesët e saj “të diskutueshme” nënkupton njohjen e të pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e saj në OKB, si parakusht për anëtarësimin tonë përfundimtar në familjen evropiane, e çka është e papranueshme për Beogradin”, ka thënë Jovanoviq.

“Si konfirmim i qartë i kryqëzimit të binarëve është që po punohet në atë që Marrëveshja e Ohrit të bëhet pjesë të Kapitullit 35 deri në fund të janarit. Është e nevojshme që vendi ynë të kërkojë nga BE-ja të deklarojë nëse ajo, si një organizatë ndërkombëtare e shteteve të njohura, na do në të njëjtat kushte që ishin të vlefshme për pranimin e anëtarëve të tjerë apo po na diskriminon”, ka përfunduar diplomati më besnik i Millosheviqit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci