Të fundit

Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj dy personave lidhur me rënien e çatisë të Komunës së Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë ndaj dy personave, Ylber Jashari, zyrtar i Komunës së Prishtinës dhe Behxhet Baftjaraj, person përgjegjës i kompanisë “NBT-ING”, pas rënies së çatisë të Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar rëndë një vajzë.

“Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës Ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, për të pandehurin Y.J, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa kërkesë për caktim të paraburgimit për të pandehurin B.B, për veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 4 lidhur me pararafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës Ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar dhe të pandehurit Y.J i caktohet masa e Ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, ashtu që të pandehurit Y.J i ndalohet qasja në zyret e Komunës së Prishtinës si dhe kontakti me kolegë e tij të punës. Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë nga data 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024 dhe në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga i pandehuri Y.J, të njëjtit do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit.

Gjyqtarja Procedurës Paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që të pandehurit B.B iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1(një) muaj, masa e arrestit shtëpiak të pandehurit B.B, i llogaritet duke filluar që nga data e ndalimit 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024. Konform nenit 181 pararafi 5 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri nuk e respekton masën e shqiptuar.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Paparaci

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci