Të fundit

Me pagën e tij mbante motrën dhe vëllain, hapet fond bamirës për familjen e Lulzim Fejzullahut

Tomë Gashi, avokati i familjes Fejzullahu, ka thënë se 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, i vrarë në mënyrë mizore në Podujevë, punonte në një restorant të ushqimeve të shpejta.

Ai, ka thënë sot se me pagën e tij, Lulzim Fejzullahu e mbante motrën dhe vëllain e tij.

“Luli ishte mbajtës i familjes dhe si 18 vjeçar punonte në një lokal të ushqimit të shpejtë (fast food). Me pagën e tij, Luli i mbante dy anëtarë të tjerë të familjes – motrën dhe vëllain – të cilët, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë”, ka thënë Gashi.

Avokati ka thënë se familja e Lulzim Fejzullahut gëzonte një ndihme financiare në shumën prej 110 eurove nga institucionet shtetërore.

“Tani, pa Lulin, motra dhe vëllai i tij mbeten pa kryefamiljarin që i mbante me paratë që realizonte nga puna”, ka deklaruar ai.

Me këtë rast, disa qytetarë kanë vendosur të hapin një fond bamirës për familjen e 18-vjeçarit, ka njoftuar sot avokati.

“Qytetarë me vullnet të mirë kanë vendosur që të hapin një fond bamirës për familjen e Lulit. Qasja dhe destinimi i parave që do të grumbullohen në këtë fond shkon vetëm për motrën dhe vëllain e Lulit”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci