Të fundit

Aksion i Policisë në veri: Konfiskohen 59 makina për prodhimin e kriptovalutave

Policia dhe Dogana e Kosovës sot kanë konfiskuar një sasi të madhe të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave në veri të vendit.

Në inspektimin e dy objekteve mëngjesin e sotëm para mesditës, Policia e Kosovës ka ndihmuar doganën, e cila paraprakisht kishte marrë një raportim.

“Ne kemi marrë një denoncim që qytetarët kanë probleme me rrymën, se dëgjohet zhurma dhe sot kemi ardhur të kontrollojmë. Në dy lokacione kemi gjetur pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Veton Elshani, zëvendës Komandant i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.

Janë gjithsej 59 makina minerare – 43 në një vend dhe 16 në tjetrin.

Të gjitha pajisjet janë konfiskuar menjëherë nga dogana dhe janë nën juridiksionin e tyre.

“Kjo trajtohet si shkelje doganore. Askush nuk është arrestuar”, ka shtuar Elshani.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci