Të fundit

Gjobë ndaj shoferit që drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në trafikun rrugor në aksin Gjilan-Ferizaj ka ndaluar shoferin e një automjeti pasi i njëjti kishte vozitur nën ndikim të alkoolit.

Të njëjtit pasi i është bërë matja e alkoolit, testi ka rezultuar 1.52 promilë.

Në lidhje më këtë, të njëjtit i është shqiptuar gjobë me vlerë pesëqind (500) euro, tri (3) pikë negative dhe heqje e patentë shoferit në afat prej një (1) viti.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës I.V. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar serb). Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.52 promilë. Këtij kundërvajtësi i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një (1) viti”, thuhet në njoftim.

 

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci