Të fundit

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, këto janë 16 vendimet që u morën sot

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë 16 vendime sot, në mbledhjen e tyre të 186-të.

Në mesin e 16 vendimeve, qeveria aprovoi Programin Legjislativ për vitin 2024. Emëroi disa anëtarë të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes Drini, si dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Kosovës, kandidatët për një anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

“Miratuam nismat për tri marrëveshje ndërkombëtare për: Ngritje të kapacitetit gjenerues të energjisë elektrike përmes burimeve të ripërtëritshme; Furnizim me vaksina të reja dhe zgjerim të shtrirjes së shërbimeve të imunizimit, si dhe për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Kurti, lidhur me vendimet e marrë nga mbledhja e qeverisë.

Mes të tjerash, Qeveria e Kosovës mori vendim edhe për miratimin e dy projekt-rregullore. Për Disiplinën e Nëpunësve Civil dhe për Transferimin e Nëpunësve Civilë.

Po ashtu, qeveria mori vendim për dhënien në shfrytëzim të ngastrën kadastrale nën menaxhimin e Agjencisë së Pyjeve, pronare e të cilave është Qeveria, për nevojat operative të ndërmarrjes publike “Trepça” Sh.A.

“Në mbështetje të qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, me ndryshimin e ligjit përkatës, atyre do t’u njihen të drejtat pronësore në Republikën e Kosovës. Aprovuam pagesën për 375 specializantë me vetëfinancim, si dhe 21 specializantë me vetëfinancim nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, dhe Mali i Zi”, thuhet në njoftim.

Mes të tjerash në mbledhjen e 186-të u emëruan edhe anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes Drini i Bardhë Sh.A. Pejë, si dhe kryesuesin e një anëtar të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Prishtina Sh.A..

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci