Teksa dy banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Albania, nuk ndalen së shkëmbyeri puthje me njëri-tjetrin duket se Ervinit ky veprim i duket e tepërt.
Kur Ilnisa dhe Meritoni i dhanë një puthje tjetër njëri-tjetrin nga dritarja e vogël si e vetmja mënyrë për tu parë.
Ai është afruar dhe me të qeshura e shaka i drejtohet dy banorëve duke i thënë: “Po hajde o burrë se lat nam”.
Pastaj ai është bërë serioz teksa i kërkon Meritonit të bëhet gati për kryerjen e ritualit fetar: “Hajde tani se jemi vonë duhet të falim namazin bëhu gati”.