Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, deklaroi sot gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, se vendi i tij mbështet Kosovën në rrugën e integrimit të saj euro-atlantik.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shtete, me theks te mundësitë e avancimit të tyre.
Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Dvorak për punën dhe angazhimin e tij të madh në një periudhë të vështirë për vendin tonë.
Gjithashtu, Kurti shprehu mirënjohjen për Çekinë për mbështetjen e dhënë, përfshirë kontributin në mbrojtje dhe siguri përmes KFOR-it dhe EULEX-it, proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tash së fundmi në procesin e suksesshëm të liberalizimit të vizave.
Ai e njoftoi ministri çek Dvorak me zhvillimet e fundit, progresin demokratik të evidentuar edhe sipas raporteve ndërkombëtare, rritjen e shënuar në indikatorët ekonomikë, arritjet dhe politikat kryesore të qeverisë, dhe fushat me prioritet të këtij vitit, e të cilat reflektohen edhe në ndarjet buxhetore për 2024.
Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak u shpreh i lumtur për vizitën dhe mikpritjen, sa edhe për ndryshimet dhe zhvillimin në vend nga koha kur shërbente në Kosovë.
Ndryshe, Martin Dvorak kishte shërbyer si administrator i Komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.