Të fundit

Ngrihet aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt për kanosje të Presidentes Osmani

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë para tre muajsh ndaj ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedajt.

Ndërsa lajmin e ka konfirmuar sot zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Dedajt i është ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se më 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Megjithatë, mësohet se kjo aktakuzë është ngritur për shkak të gjuhës që Dedaj kishte përdorur ndaj presidentes, Vjosa Osmani në një emision televiziv.

Dedaj gjatë një paraqitje televizive kishte thënë se ndihet i rrezikuar nga siç e ka quajtur ai “Klani i Osmanit”, duke shtuar se ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, veprojnë sipas  Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Këtë deklaratë, Dedaj e kishte bërë pasi ishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni të Veriut.

Për këto deklarata kërcënuese të Dedajt, presidentja Vjosa Osmani e kishte denoncuar ish-ambasadorin tek organet e rendit.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci