Të fundit

Maqedonci takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për gjendjen e sigurisë në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është shprehur i kënaqur nga takimi me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Maqedonci ka thënë se me Ulutas kanë folur për situatën e sigurisë në vend dhe intesifikimin e patrullimit kufitar nga KFOR pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

“Temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intesifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrur për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes”.

“Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës. Ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë”, ka shkruar Maqedonci.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci