Të fundit

Ministria e Jashtme e Kosovës jep detaje për aksidentin me kosovarë në Kroaci

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ka dalë me njoftim për aksidentin e autobusit me kosovarë në Kroaci.

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

“Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, përfundon njoftimi.

Më herët, kompania kosovare “Deva Tours” autobusi i së cilës është përfshirë në aksident tha se shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Sipas kompanisë, pasagjerët dhe stafi i autobusit kanë shpëtuar pa lëndime.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci