Skuadra e Mallorcas ka arritur ta eliminojë nga Kupa e Mbretit lideren e La Ligas spanjolle, Gironan.
Mallorca e Muriqit ka vazhduar tutje në gjysmëfinale pasi shënoi fitore me rezultat 3:2.
Sulmuesit Cyle Larin në minutën e 21-të dhe Abdon Prats në minutën e 28-të e të 35-të, i shënuan golat e fitores.
Nga minuta e 68-të, Mallorca luajti pa mbrojtësin Antonio Raillo, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Cristhian Stuani nga penalltia në minutën e 68-të dhe Savio në minutën e gjashtë të kohës shtesë, shënuan për Gironan. Te Mallorca nga minuta e 71-të luajti sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.