Të fundit

Stano: Bashkimi Evropian e ka përgatitur draftin për Asociacionin pasi Kosova dështoi ta dorëzojë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka bërë të qartë se rruga integruese drejt BE-së lidhjet drejtpërdrejt me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për çështjen e nxehtë në këtë proces, Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Stano thotë se Bashkimi Evropian është zhgënjyer më Kosovën që ka dështuar të dorëzojë një draft për Asociacionin, prandaj ai është përgatitur nga BE.

Por sipas tij, Asociacioni nuk nënkupton asnjë formë autonomie për pjesën veriore të Kosovës.

“E kemi thënë për shumë kohë është që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është obligim ligjor i Kosovës, obligim të cilin vet Kosova e ka pranuar. Bashkimi Evropian bashkë me SHBA-të, thonë që ky është prioritet dhe duhet të realizohet sipas obligimit që ka Kosova. Statuti, drafti i fundit, është bërë nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të Kosovës të sjellë draftin, të kryej obligimin nga ana e tyre. Përkundër thirrjeve të shumta nga BE-ja dhe SHBA-ja, në nivelin më të lartë. Drafti është përgatitur nga ne, duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës, me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve më të njohur ligjor ndërkombëtar, duke marrë parasysh modelet më efektive të asociacioneve të ngjashme brenda BE-së. Janë mbi 20 modele në BE që funksionojnë pa krijuar frikë për autonomi a ndarje”, ka thënë ai në Tëvë1.

Ai ka folur edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat sipas BE-së do mbesin në fuqi për shkak se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kërkesat.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci