Të fundit

Dedaj reagon pas aktakuzës: Keqpërdorimi i pushtetit për të përndjekur kundërshtarët politik

Ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tij për kërcënim ndaj presidentes, Vjosa Osmani.

Në përgjigje të akuzave, Dedaj ka reaguar ashpër, duke i quajtur ato një shfrytëzim të detyrës për qëllime të përndjekjes politike.

“Përdorimi i pushtetit gjyqësor për qëllime politike është një krim!” ka shkruar Dedaj në Facebook.

Ai ka shprehur vendosmërinë kundër asaj që ai e konsideron si një veprim stalinisto-bolshevik që bazohet në diskriminim dhe përndjekje politike.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se “Më 20 tetor 2023, Prokuroria Themelore ka vepruar zyrtarisht kundër Gj.D., duke e akuzuar për veprën penale të ‘Kanosjes’ sipas neni 181, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”.

Dedaj, i cili e kishte cilësuar shkarkimin e tij si hakmarrje politike, kishte përmendur edhe Kodin Kanunor të Lekë Dukagjinit në mbrojtje të vetë, duke theksuar anësinë e tij ndaj ligjit dhe trashëgimisë shqiptare.

Ai shprehet se ndjehet i kërcënuar nga “Klani i Osmanit”, duke iu referuar presidentes dhe rrethit të saj politik, dhe i ka adresuar këto shqetësime publikisht.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci