Athletic Bilabo ka arritur të triumfojë ndaj Barcelonë në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Bilabo arriti ta mposht Barcelonën pas vazhdimeve, me rezultat final 4:2.
Vendasit e nisën më mirë takimin, duke shënuar qysh në fillim të pjesë së parë.
27-vjeçari, Guruzeta shënoi në minutën e parë, ndërsa arritën ta ruanin rezultatin për 25 minuta.
Robert Lewandowski shënoi golin e barazimit në minutën e 26-të, kurse talenti Yamal përmbysi epërsinë me një supergol në minutën e 32-të.
Sancet shënoi golin e barazimit në minutën e 49-të për ta dërguar takimin në minuta shtesë.
Futbollisti ganez, Inaki Williams vulosi fatin e këtij takimi duke shënuar dy gola në minutat shtesë.
Fillimisht shënoi në minutën e 107-të, për rezultatin, 3:2, ndërsa shënoi edhe njëherë pak para përfundimit të takimit për rezultatin final 4:2.