Policia e Kosovës po heton vdekjen e një gruaje në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.
Ajo të mërkurën është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Fsh. Dardhishtë, Obiliq 24.01.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti duke u hetuar”.